Murati ngre shqetësimet se disa mërgimtarë po detyrohen të paguajnë policat kufitare

06 gusht 2024 | 11:54

Ministri i Financave, Hekuran Murati, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të mos paguajnë për sigurimin kufitar.

Murati ka ritheksuar se policat kufitare janë të mbuluara nga Qeveria e Kosovës.

Ministri ka shprehur shqetësimet e tij, se disa punonjës të Byrosë Kosovare të Sigurimit nuk informojnë saktë që polica kufitare është e subvencionuar, dhe kësisoj po i detyrojnë mërgimtarët të paguajnë.

Reagimi i plotë i tij:

Të dashur bashkatdhetarë,

MOS PAGUANI PËR SIGURIMIN KUFITAR!
Policat kufitare 1-mujore për vetura deri në 9 pasagjerë janë të mbuluara nga Qeveria, dhe nuk ka nevojë të paguhet për to, kur hyni në pikat kufitare.
Kemi raportime nga disa bashkatdhetarë se punonjës të papërgjegjshëm të Byrosë Kosovare të Sigurimit nuk informojnë saktë që polica kufitare është e subvencionuar, dhe madje edhe i detyrojnë bashkatdhetarët që të paguajnë për së dyti, për polica që tashmë janë të paguara nga Qeveria.
Ftoj të gjithë ata bashkatdhetarë që janë ballafaquar me raste të tilla, ku u është kërkuar të paguajnë për policën kufitare e që do duhej ta merrnin falas, që rastet t’i raportojnë tek policia në numrin ☎️ 192.
Disa raste tashmë janë raportuar dhe kemi pasur edhe procedimin penal për punonjësit e BKS-së.
Njëkohësisht ftoj edhe Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që t’i trajtojnë me prioritet këto raste të keqpërdorimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Sheremeti shpall të pavlefshme dëftesën e vitit të -I-…