Murati njofton për ekzekutimin e 100 eurove të tjera për sektorin privat
23 qershor 2022
| 14:07
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka njoftuar se është procesuar pagesa prej 100 euro për 14 mijë e 42 punëtorët e sektorit privat, të cilët është dashur ta plotësojnë edhe kriterin kohor.
“Sot është procesuar pagesa prej 100 euro për 14 042 punëtorët e sektorit privat, të cilët është dashur të plotësojnë edhe kriterin kohor. Njëkohësisht, ata që nuk kanë plotësuar kriteret, kanë pranuar në e-mail edhe vendimin që sqaron arsyen se pse nuk janë kualifikuar (paga mbi 1,000 euro, kanë përfituar njëherë nga masa, aplikime të dyfishta etj.)”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.