Murati njofton se ka filluar subvencionimi i kredive konsumuese

01 tetor 2021 | 12:10

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se ka filluar subvencionimi i kredive konsumuese.

Me një njoftim publik, Murati ka njoftuar se kush mund të aplikojë për këtë masë dhe sa janë vlerat e përfitimit.

Postimi i plotë:

Sot kemi operacionalizuar edhe Masën 3.6 për mbështetjen e likuiditetit familjar që nënkupton subvencionimin e kredive konsumuese.

Kush mund të përfitojë?

Të gjithë personat që marrin kredi konsumuese deri në shumën 10,000 euro, nga data 1 tetor 2021 e tutje, do të mund të aplikojnë për subvencionim të kredisë.

Sa është shuma e subvencionimit?

Shuma që përfiton secili aplikues që kualifikohet është 10% e shumës së kredisë, deri në maksimumin prej 300 euro.

Shembull:

Nëse kredia është 1,500 euro, subvencionimi do të jetë 150 euro;

Nëse kredia është 3,000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro;

Nëse kredia është 5,000 euro, subvencionimi do të jetë 300 euro.

Çka duhet të bëni për të përfituar?

Pasi të keni marrë kredinë nga një institucion financiar i licencuar, duhet të plotësoni formularin për aplikim (i cili do të publikohet ditët në vijim).

Pas konfirmimit të saktësisë së aplikacionit, subvencioni paguhet në llogarinë bankare të kredimarrësit.

———

Me këtë masë synohet mbështetja e likuiditetit familjar, për të mbuluar shpenzimet sezonale familjare, shpenzimet e shkollës, apo edhe mbylljen e bilanceve të kredit kartelave, apo çfarëdo shpenzimi tjetër që sadopak do të lehtësonte barrën e familjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka…