Murati nuk jep datë për zgjidhjen e problemit të rrymës në veri

26 janar 2022 | 11:46

Ministri i Ekonomisë, Transfereve dhe Financave, Hekuran Murati, kur u pyet për çështjen e faturimit të banorëve të komunave veriore në Kosovë, ka thënë se është problem i trashëguar nga qeverisjet e kaluara.

“Tash nuk di se çfarë është diskutuar. Di që dje kanë qenë në raportim në Komisionin për Ekonomi. Ne në vazhdimësi jemi duke punuar që probleme të tilla që i kemi trashëguar në 20 vitet e kaluara, madje janë zmadhuar dhe janë trashë si probleme. Do të mundohemi si qeveri që t’i zgjidhim në afatin sa më të shkurtër”, ka thënë Murati në një konferencë të mbajtur pas mbledhjes së qeverisë.

Ndryshe nga Murati, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, para disa ditësh e ka përmendur qershorin si afat optimal për zgjidhjen e problemit të çështjes së rrymës në veri.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka bërë me dije të martën se banorët e komunave veriore nuk preken nga rritja e çmimit të tarifës së energjisë elektrike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja po shkëlqen në…