Murati: Numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës
Ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës., shkruan Reporteri.net
Ai thotë se kjo shihet pothuajse në të gjithë sektorët – duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia.
Murati ka pralajmëruar se së shpejti do të lansojnë një instrument të ri që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshme të investimeve të mërgatës sonë në atdhe.
Postimi i tij i plotë:
Numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës. Këtë e shohim pothuajse në të gjithë sektorët – duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia.
Së shpejti do të lansojmë një instrument të ri që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshme të investimeve të mërgatës sonë në atdhe.
Sepse bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj.
Qeveria për zhvillim!