Murati, opozitës: E di që e keni siklet këto dy vjet larg pushtetit
16 shkurt 2023
| 11:49
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur për politikat qeveritare që sipas Muratit janë në dobi të qytetarëve.
Murati ka thënë se “qeveria ka kryer punë të mira në këto dy vjet”.
“E di që e keni siklet me qëndruar jashtë pushtetit për këto dy vjet”, ka thënë Murati në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka vazhduar duke thënë se “edhe gjatë dy viteve tjera qeveria do të vazhdojë të punojë për t’i realizuar premtimet”.