Murati për buxhetin: 1 miliard euro të hyra më shumë me qeverinë Kurti
22 nëntor 2022
| 16:36
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka folur për buxhetin për vitin 2023.
Ai ka thënë se janë 1 miliard euro të hyra më shumë me qeverinë Kurti se sa qeveritë e kaluara që ishin në krye të vendit.
“Para qeverisë sonë të hyrat për një vit ishin 1.8 miliard euro, ndërsa për këtë vit ne kemi planifikuar të kemi të hyra 2.8 miliardë euro, 1 miliard më shumë”.
“Një prej kategorive me rritjen më të madhe tek të hyrat është tatimi në korporata, tatimi në të hyrat e korporatave, paguajnë më shumë tatim tani”, ka deklaruar Murati.