Murati për dëmet nga vërshimet: Janë mbështetur 1 905 familje
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se janë proceduar pagesat në kuadër të mbështetjes për rimëkëmbje nga dëmet e vërshimeve gjatë vitit 2022 dhe 2023.
Murati ka treguar se janë mbështetur në total 1 905 familje.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e komunave dhe komisionit përkatës për vlerësimin dhe verifikimin e dëmeve, tashmë janë procesuar pagesat në kuadër të mbështetjes për rimëkëmbje nga dëmet e vërshimeve në ekonomitë familjare, për vërshimet në 2022 dhe 2023”.
“Sipas vendimit të qeverisë, dhe vlerësimit të komisioneve përkatëse, gjithsej janë mbështetur 1 905 familje, ku nga to për vërshimet e shtatorit 2022 janë 620 familje të mbështetura, kurse për vërshimet e janarit 2023 janë 1 285 familje të mbështetura”, ka shkruar Murati në “Facebook”.