Murati: Për katër vjet është dyfishuar hyrja tatimore, kjo si rezultat i luftës kundër kontrabandës
10 nëntor 2024
| 14:27
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se hyrja tatimore gjatë katër vjetëve të fundit është dyfishuar.
Kjo pasi sipas tij, me ardhjen në pushtet të qeverisë Kurti, importi i deklaruar fillon t’i afrohet nivelit 61 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, si rezultat i luftës së pakompromis kundër kontrabandës, dhe shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të vendit, duke siguruar që importi deklarohet, por edhe taksat mblidhen.
“Prandaj kemi dyfishim të të hyrave tatimore për vetëm 4 vite qeverisje. Vazhdojmë!”, ka shkruar Murati në Facebook.