Murati për punësimet: LV-ja e ka shpëtuar KEK-un

07 prill 2022 | 11:39

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka quajtur manipulime akuzat për punësimin e militantëve dhe familjarëve të zyrtarëve të Vetëvendosjes në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Ai në Kuvendin e Kosovës ka thënë të enjten se opozita është duke e kritikuar pushtetin për problemet vet i ka shkaktuar.

Më tutje, Murati ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka shpëtuar KEK-un, dhe se më herët nuk kishte pasur kurrë konkurs aty dhe në ndërmarrjet tjera publike.

“Sa për KEK-un, që po përmendet, nëse doni me e pa tamam rezultatin e punës tuaj, qeverisjeve tuaja të kaluara, shikojeni Telekomin”.

“KEK-u ka shpëtuar pikërisht sepse Lëvizja Vetëvendosje s’iu ka lënë të bëni me KEK-un çfarë keni bërë me Telekomin”, ka thënë ai.

Për konkursin e fundit në KEK, Murati ka thënë se “po mundohen disi ta lidhin me Lëvizjen Vetëvendosje”.

“Po i pyes qytetarët tash, se ju e di që s’përgjigjeni drejt. A keni dëgjuar ndonjëherë në 20 vitet e kaluar që është shpallur konkurs në KEK, Telekom, Postë apo diku tjetër. Unë s’kam dëgjuar kurrë”, ka thënë ai.

Murati ka thënë se më herët “mijëra të punësuar janë punësuar me lista”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mallorca ka vendosur përfundimisht që mos e blejë kartonin e…