Murati për Ramën: Nuk ka diçka më shqiptare sesa beteja për ta çmontuar ‘Raportin e Dick Marty-it’

12 tetor 2022 | 19:52

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati e ka vlerësuar angazhimin e kryeministri të Shqipërisë, Edi Rama si një ofensivë kundër raportit të Dick Marty-it, i cili kishte pretenduar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës(UÇK), kishte kryer trafikimi të organeve në “Shtëpinë e verdhë” në Shqipëri.

Murati në “Facebook” ka shkruar se nuk ka diçka më shqiptare dhe njëkohësisht njerëzore në betejën me politikën shoviniste serbe dhe atë ruse sesa rehabilitimi i karakterit të luftës çlirimtare të UÇK-së e cila është baza mbi të cilën është ndërtuar liria e Kosovës.

“Diplomacia e shtetit të Kosovës në të gjitha nivelet, ndonëse nuk i ka mundësitë e mëdha, duke qenë indiferente ndaj kësaj nisme, po tregon një impotencë dhe smirë të pakuptueshme”, ka shkruar Murati.

Postimi i plotë i tij:

Kryeministri i shtetit shqiptar Edi Rama prej verës së këtij viti është në ofensivë në betejën për të çmontuar politikisht dhe juridikisht Raportin e Dick Martit nga ku buron Rezoluta 1782 e Këshillit të Evropës të vitit 2011 për çështjen e trafikimit të organeve nga ana e UÇK-së. Kjo betejë, sigurisht në një kontekst të favorshëm për shkak të rrethanave të reja gjeopolitike, e nisur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator të këtij viti, po kulmon me fjalimin/betejën e Ramës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku çdo gjë filloi. Nuk ka diçka më shqiptare dhe njëkohësisht njerëzore në betejën me politikën shoviniste serbe dhe atë ruse sesa rehabilitimi i karakterit të luftës çlirimtare të UÇK-së e cila është baza mbi të cilën është ndërtuar liria e Kosovës. Diplomacia e shtetit të Kosovës në të gjitha nivelet, ndonëse nuk i ka mundësitë e mëdha, duke qenë indiferente ndaj kësaj nisme, po tregon një impotencë dhe smirë të pakuptueshme. Historia një ditë do të qesh e qaj me këtë mentalitet provincial që mendon se atdheu dhe bota fillon dhe përfundon në mëhallën tënde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Max Verstappeni u konfirmua kampion bote në Formula 1, një…