Murati: Po përmbushen premtimet tona, paga minimale lirohet nga tatimi
Pas hyrjes në fuqi të ligjit për pagën minimale, ministri i Financave, Hekuran Murati e ka vlerësuar “ndryshim me rëndësi dhe përmbushje të njërit nga premtimet tona”.
“Me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, përfundimisht hapet rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas më shumë se një dekade. Një ndryshim tjetër me rëndësi, dhe njëkohësisht edhe përmbushje e njërit nga premtimet tona, është që paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Pra, me ndryshimin e shkallëve tatimore, vlera e pagës që lirohet nga tatimi rritet në 250 euro (nga 80 sa ishte). Me fjalë tjera, të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim për shkak se rritet vlera e pagës që lirohet nga tatimi”, ka shkruar Murati në “Facebook”.