Murati: Po të mbaheshin zgjedhjet këtë të diel, LV-ja do t’i merrte 50 deputetë
20 dhjetor 2019
| 22:23
Deputeti i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se po të mbaheshin zgjedhjet këtë të diele, LV-ja do t’i merre 50 deputetë, me mundësinë reale që të formonte Qeverinë e re.
“Po të mbaheshin zgjedhjet këtë të dielë, Lëvizja Vetëvendosje! do t’i merrte rrafsh 50 deputetë, me mundësinë reale që të formonte Qeverinë fikall e vetme”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka shtuar se: “Megjithatë, për të mos humbur kohë me zgjedhje të reja, jemi të gatshëm të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë me LDK-në. Por edhe pritja ka një kufi!”, ka shkruar Murati.