Murati: ‘Prishtina Parking’ mund të organizojë dasma, e gjithë LDK-ja është punësuar aty
Ministri i Financave Hekuran Murati, duke replikuar me deputetët e LDK-së, të cilët kanë thënë se mund të bëhet një dasmë me Qeverinë e Kosovës sa i përket të punësimit të familjarëve, ka akuzuar udhëheqjen e LDK-së se ka punësuar militantë e saj në ndërmarrjen e “Prishtina Parking”, me të cilët mund të bëjnë vet dasmë.
“U tha edhe për punësim gjoja ne kemi punësuar familjarë, për dasma do mund të bëhet edhe me qeverinë. Në fakt ‘Prishtina Parking’, lirisht mundet me organizuar dasmë veç vetë pa kërkon tjetër me një fotografi që e pash që të gjithë LDK-ja ishin bërë aty. Bile-bile nuk e di se si edhe PDK-ja po pranon me iu nënshtruar aq lehtë ku veç LDK-ja krejt i punëson e PDK-ja asnjë se kishte ose ndoshta e ka po s’po e dimë. Ky është hegjemoni e LDK-së ndaj PDK-së në koalicion në Prishtinë”, ka thënë Murati. /EO