Murati priti në takim studentët e Fakultetit Ekonomik nga Kolegji AAB

17 dhjetor 2024 | 16:12
Studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB morën pjesë në një vizitë studimore në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, ku u pritën nga ministri Hekuran Murati.
Gjatë këtij takimi, ministri Murati ndau me studentët informata lidhur me procesin e emetimit të bonove të Thesarit dhe obligacioneve shtetërore, menaxhimin e financave publike, borxhin publik dhe koncepte tjera të rëndësishme për fushën e financave.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, studentët u informuan më shumë lidhur me konceptet e mësuara përgjatë studimeve dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Wuppertal ka hapur një çështje edhe ndaj një…