Murati: Propozimi për Haxhiun si kryetare të Kuvendit nuk ndryshon

25 prill 2025 | 10:58

Pas dështimit të radhës për t’u konstituuar Kuvendi, deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati është deklaruar për medie.

Murati ka thënë se propozimi i tyre për Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit nuk ndryshon.

“Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve që sapo janë certifikuar nga KQZ-ja, e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar duke propozuar zonjën Albulena Haxhiun”, ka thënë Murati.

Më tutje, Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit, duke shtuar se është larg mendsh të mendohet se ajo nuk plotëson kushtet.

Murati ka thënë se propozimi për Haxhiun si kryeparlamentare nuk do të ndryshojë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate,Fatmir Limaj ka folur shkurt pasi kandidatja…