Murati: Raporti i ASK-së konfirmon rritjen e pagave
13 tetor 2024
| 15:51
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se të dhënat e e publikuar në raportin e Agjencisë së Statistikave, konfirmojnë rritjen e pagave.
Murati tha se sipas raportit, në vitin 2023, paga mesatare ishte rritur me 18% krahasuar me nivelin e vitit paraprak, si rezultat i hyrjes në fuqi të Ligjit të Pagave ne Sektorin Publik.
“Edhe njëherë, si çdoherë tjetër, demantohen të pavërtetat e opozitës sa i përket rritjes së pagave. Pra, vetëm i duhet lënë kohës”, tha Murati.