Murati: Reciprociteti me Serbinë duhet ta ndihmojë Kosovën Lindore e jo ta dëmtojë atë

08 gusht 2019 | 14:07

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon  Murati, ka bërë me dije se reciprociteti me Serbinë duhet ta ndihmojë Kosovën Lindore e jo ta dëmtojë atë.

Në profilin e tij në “Facebook”. Murati ka shkruar se vendimet që i marrin institucionet e Kosovës në raport me shtetin serb duhet ta kenë parasysh gjithnjë edhe dimensionin e Kosovës Lindor.

“Vendimet që i marrin institucionet e Kosovës në raport me shtetin serb duhet ta kenë parasysh gjithnjë edhe dimensionin e Kosovës Lindore, përkatësisht të shqiptarëve që jetojnë atje dhe të cilët mbijetesën e vetë e realizojnë përmes komunikimit vital me Kosovën. Kështu vendimi për mosnjohje të pasaportave të Serbisë, ashtu siç e ka pohuar edhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve atje, ka goditur rëndë mërgimtarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilët me shumicë udhëtojnë përmes Aeroportit të Prishtinës dhe të cilët veç kanë pasur probleme këto ditë”, ka shkruar ai, duke shtuar se  institucionet e Kosovës urgjentisht të gjejnë zgjidhje për shqiptarët e Kosovës Lindore sa i përket çështjes së udhëtimit me pasaporta. “Reciprociteti në raport me Serbinë përveç për të fuqizuar shtetin e Kosovës duhet të realizohet mbi të gjitha për të ndihmuar shqiptarët në Kosovën Lindore e jo për të vështirësuar edhe më jetën e tyre atje. Ftoj institucionet tona që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për shqiptarët e Kosovës Lindore edhe sa i përket çështjes së udhëtimit me pasaporta”, ka  shkruar Murati.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i FC Prishtina, Remzi Ejupi sot priti në takim…