![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/01/murati.jpg)
Murati: Reforma e skemave sociale dhe pensionale është e domosdoshme
16 janar 2023
| 13:20
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se reforma për skemat sociale dhe pensionale është e domosdoshme.
Ai ka bërë me dije se kjo reformë është e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me Bankën Botërore. Në këtë kontekst, Murati ka kërkuar që kjo reformë të jetë ndër punët e para të qeverisë.
“Reforma e skemave sociale dhe pensionale është e domosdoshme. Kjo reformë mundësohet nga marrëveshja që ne si qeveri kemi nënshkruar me Bankën Botërore, marrëveshje e cila tashmë ka muaj që pret dritën e gjelbër nga Kuvendi i Republikës. Shpresoj që një nga punët e para që do të bëjë Kuvendi në sesionin e ri, të jetë ratifikimi i kësaj marrëveshjeje”, ka shkruar në “Facebook”.