Murati rreth raportit të DASh-it për Kosovën: Ka përgjysmim të korrupsionit me këtë qeveri

02 maj 2024 | 12:44

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se fjala korrupsion në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) për vitin 2023 është përmendur 12 herë, ndërsa në vitin 2019 fjala korrupsion është përmendur 24 herë.

Sipas tij, ka përgjysmim të korrupsionit me këtë qeveri.

Ai ka thënë se ky raport është ndikuar dhe ka rënë pre e dezinformatave të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile që sipas tij, janë pjesë e gardës së vjetër.

“Në vitin 2023 fjala korrupsion në raportin e DASh-it përmendet 12 herë. Në vitin 2019 ka qenë 24 herë e përmendur, sipas raportit të DASh-it në suaza kuantitative ka përgjysmim së paku. Dhe ne e mirëpresim këtë vlerësim që së paku ka përgjysmim të korrupsionit. Nëse hymë në cilësi dhe shohim se çka shkruan aty, e shohim se edhe vet raportuesi apo kushdo që e ka hartuar raportin, ka ra pre edhe e dezinformatave të mediave të cilat pra edhe janë pjesë e gardës së vjetër dhe disa organizatave të shoqërisë civile të cilat thirren të tilla por në fakt janë zgjatime të gardës së vjetër”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vedat Muriqi pritet të rikthehet në futbollin turk gjatë kësaj…