Murati: Rruga e lodhshme drejt opsionit të vetëm, ripërcaktimit të kufijve

04 qershor 2021 | 12:05

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka paralajmëruar se edhe kryeministri i ri do ta ketë qasjen e njëjtë ndaj dialogut me Serbinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar status-quoja favorizohet nga kosovarët, ndërsa asociacioni/autonomia për komunat serbe janë opsioni momental i ndërkombëtarëve.

Sipas tij, të dyja këto rrugë do të jenë të lodhshme për Kosovën.

Ai ka bërë me dije se opsioni më i duhur për zgjedhjen e këtij problemi do të jetë ripërcaktimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Postimi i plotë i Muratit:

Rruga e lodhshme drejt opsionit të vetëm, ripërcaktimit të kufijve

Nën dritën e vazhdimit të bisedimeve edhe me kryeministrin e ri, qasja ndaj dialogut duket se do jetë e njëjta. Favorizohet status-quoja nga pala kosovare, por asociacioni/autonomia serbe janë opsioni momental i ndërkombëtarëve. Presioni do të jetë në atë drejtim. Në çfarëdo varianti si status quoja ashtu edhe opsioni i asociacionit/autonomisë e godasin rëndë funksionalitetin e shtetit tonë. Në këto rrethana duket se te zgjidhja finale do shkojmë përmes rrugës së gjatë e të rëndë për Kosovën: vazhdimin e status quos apo përpjekjeve për implementimin dhe “funksionalizimin” e asociacionit/autonomisë serbe në Kosovë. Te dyja do jenë të lodhshme për shoqërinë tonë e do të na humbin shumë energji dhe konflikte të brendshme politike. Opsioni i dytë do të dështojë në implementim. Dhe kjo do hap rrugën për opsionin e vetëm të drejtë (por jo të lehtë), atë të ripërcaktimit të kufijve. Po pse ripërcaktimi i kufijve për dallim nga vazhdimi i status-quos apo varianteve asociacion/autonomi është i duhuri? Kjo sepse:

  1. Trajton dhe zgjidh problemin e Kosovës Lindore dhe të shqiptarëve atje.
  2. E largon përfundimisht Serbinë nga Kosova (dhe nga beteja e brendshme politike).
  3. Është i vetmi opsion që Kosovën e bën plotësisht funksionale edhe pa njohje nga Serbia.
  4. E hap rrugën për bashkim me Shqipërinë, nëse për këtë ka vullnet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i ka reaguar ashpër ministrit…