Murati: Serbia po del qesharake duke politizuar intervenimin policor kundër krimit në veri
Lideri i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka thënë se Serbia po del qesharake duke bërë përpjekje për të politizuar intervenimin policor kundër krimit në veri.
Ai ka thënë se aksioni në veri të Kosovës po shihet qartë se është i drejtuar kundër personave të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion.
Murati ka deklaruar se Serbia po del në krah të krimit e kriminelëve dhe po fut panik të panevojshme tek qytetarët serb në veri.
“Serbia po del qesharake duke bërë përpjekje për të politizuar intervenimin policor kundër krimit në veri. Aksioni në veri të Kosovës po shihet qartë se është i drejtuar kundër personave të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion. Të gjithë pa dallime duhet të përkrahim policinë dhe drejtësinë në realizimin e detyrave të tyre. Të shpresojmë që aksioni do të kalojë me sa më pak dëme njerëzore dhe uroj që policët e plagosur të shërohen sa më shpejtë. Në anën tjetër Serbia si shumë herë me reagimet e veta edhe kësaj radhe po del qesharake duke bërë përpjekje për të politizuar madje edhe luftën kundër krimit të cilin janë të obliguar ta bëjnë institucionet e Kosovës në tërë territorin e vendit. Ajo kështu po del në krah të krimit e kriminelëve dhe po fut panik të panevojshme tek qytetarët serb në veri”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/