Murati: Shqiptarët e Luginës, 100 për qind pro bashkimit me Kosovën
24 shtator 2018
| 12:28
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka bërë me dije se në çfarëdo referendumi vullneti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën do të ishte 100 për qind pro.
Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se disa medie po mundohen qëllimisht ta manipulojnë këtë vullnet.
“Për një gjë jam i sigurt, rezultati ndër shqiptarët e Kosovës Lindore në çfarëdo referendumi për bashkim me Kosovën do të ishte afër 100% pro bashkimit. Përpjekjet mediale të kundërshtarëve të ridefinimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të shtrembëruar këtë vullnet, janë manipulim i qëllimshëm me opinionin publik”, ka shkruar Murati.
/Epoka e re/