Murati: Tërheqja e mjeteve të Trustit shkakton precedent të rrezikshëm
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, ka thënë se tërheqja e mjeteve të Trustit shkakton precedent të rrezikshëm.
“Kjo do të shkaktonte precedent të rrezikshëm, pra po vërtetohet ajo që e kemi thënë edhe më parë për mjetet e Trustit. Ky fond nuk do të mund të ndihmojë ato familje që kanë nevojë”, është shprehur ai.
Murati ka vlerësuar se shuma prej 100 euro do të jetë një ndihmesë e madhe për familjet në Kosovë.
“Mesatarisht një familje në Kosovë do të përfitojë 200 deri në 400 euro, varësisht se sa anëtarë përfitojnë. Raste të tilla të mbështetjes ka në Francë dhe Gjermani, që i kanë mbështet qytetarët në mënyrë direkte”, ka thënë ai.
Ndërsa sa i përket Projektligjit për ndryshimin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, ka thënë ka thënë se nuk prek asnjë organizatë buxhetore.
“Kemi një rishikim që është bërë vetëm në Ministrinë e Financave, pra nuk prek asnjë organizatë tjetër buxhetore, pra bëhet vetëm në një program tek subvencionet dhe transferet. Pra ky është një rishikim i jashtëzakonshëm, andaj si të tillë kemi vlerësuar se tani për tani nuk mund të japim indikator makroekonomik, një pasqyrë do të kemi kur ta kemi në mes të viti, do të kemi më shumë të dhëna dhe do të mund të ndërtojmë atë”, ka thënë Murati.