Murati thotë se Kosova ka rritjen më të ulët të çmimeve në rajon
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë që qeveria e ka ndërmarrë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar me Bruto Prodhimin Vendor përballë rritjes globale të kostos së jetesës.
“Rritja e kostos së jetesës ka qenë njëra nga sfidat globale të cilës, njësoj sikurse të gjitha shtetet tjera, as Kosova nuk kishte se si t’i ikte”.
“Për të gjitha qeveritë, nuk ka qenë në pyetje çështja se a do të ketë inflacion apo jo, por sa do të jetë mbrojtja që do ta ofrojë qeveria ashtu që ndikimi negativ i rritjes së çmimeve në nivel global, të jetë sa më i përballueshëm në nivel lokal”.
“Masat që kemi ndërmarrë si qeveri përbëjnë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar me Bruto Prodhimin Vendor, gjë kjo e konfirmuar edhe nga raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare”, ka shkruar Murati në “Facebook”.