Murati tregon kriteret për marrjen e shtesave për fëmijë

18 korrik 2024 | 11:12

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se shtesat për fëmijë deri në moshën 16-vjeçare, janë rritur.

Deri më tani, shtesat kanë qenë: 20 euro për fëmijët 0-2 vjeç dhe 10 euro për fëmijët 3-16 vjeç.

Ndërsa me skemën e re, nuk ka më dallim 0-2 apo 3-16, por dallimi bëhet tek numri i fëmijëve që familja ka.

“Për familjen që ka vetëm 1 fëmijë të moshës 0-16 vjeç, familja merr shtesa prej 20 euro/muaj apo 240 euro/vit. Për familjen që ka 2 fëmijë të moshës 0-16 vjeç, familja merr shtesa 40 euro/muaj (2×20) apo 480 euro/vit. Për familjen që ka 3 fëmijë të moshës 0-16 vjeç, familja merr shtesa 90 euro/muaj apo 1,080 vit. Pra kapërcimi i madh bëhet tek fëmija i tretë, i cili familjes ia shton 50 euro/muaj apo 600 euro/vit më shumë, sesa shuma e shtesave që familja merr kur ka 2 fëmijë. Sepse nga shtesat 40 euro/muaj (480 euro/vit) për dy fëmijë, kalohet në 90 euro/muaj (1,080 euro/vit) për tre fëmijë. Edhe fëmijët tjerë pas të tretit, shtesat do t’i kenë nga 30 euro secili”, ka treguar Murati.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria ka rritur shtesat për fëmijët. Këtë e ka bërë…