Murati tregon se çfarë do të ndodhë nëse nuk votohet mocioni për shpërndarjen e Kuvendit
Menaxheri i projektit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) për monitorimin e Kuvendit të Kosovës, Artan Murati, ka sqaruar procedurën votimit lidhur me shpërndarjen potenciale të Legjislaturës së VI, e cila pritet të ndodhë nesër.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se çfarë ndodhë nëse nuk votohet mocioni për shpërndarjen e Kuvendit.
“Nëse votohet por nuk janë 80 vota pro. Në këtë rast, Rregullorja është e heshtur. Duhet referuar pastaj te neni 81.1.1. i Kushtetutës dhe 83.1.a. i Rregullores së Kuvendit, ku thuhet se Kuvendi shpërndahet nëse e brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, prej ditës së caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës nuk mund të formohet Qeveria. Presidenti ka shtjerrur rastin e parë për mandatar, e ka edhe të dytin”, ka shkruar Murati në profilin e tij në “Facebook”.
Postimi i plotë i Muratit:
Sqarim procedural për votim lidhur me shpërndarjen potenciale të legjislaturës së gjashtë, pa asnjë koment politik
Nesër pritet të votohet shpërndarja e legjislaturës së gjashtë, sipas dakordimit në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me datën 5 gusht. Ajo që dihet është që paku 93 nënshkrime të deputetëve janë dorëzuar për të thirrur seancën e nesërme. Logjikisht, këta 93 deputetë duhet të jenë nesër në Kuvend dhe të votojnë për atë cfarë kanë nënshkruar.
Për të qenë votimi i suksesshëm, duhet që pro shpërndarjes të votojnë së paku 2/3 e deputetëve, që i bie 80 vota pro. Kjo e përcakton edhe kuorumin.
Pyetja e shpeshtë që bëhet është çka ndodhë nëse nuk votohet mocioni? Ekzistojnë dy mundësi. I pari, mund të mos votohet për shkak të mungesës së kuorimit (fizik apo në votim).
Në këtë rast aplikohen metodat tanimë të njohura: zilja, telefonatat, ri-hedhja në votim, dicka që kemi parë gjatë gjithë legjislaurës. I dyti, nëse votohet por nuk janë 80 vota pro. Në këtë rast, Rregullorja është e heshtur. Duhet referuar pastaj te neni 81.1.1. i Kushtetutës dhe 83.1.a. i Rregullores së Kuvendit, ku thuhet se Kuvendi shpërndahet nëse e brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, prej ditës së caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës nuk mund të formohet Qeveria. Presidenti ka shtjerrur rastin e parë për mandatar, e ka edhe të dytin. Kjo do të sillte komplikime e vonesa, por eventualisht do të kryhej.
Gjithësesi, subjektet politike vec e kanë shprehur publikisht qëndrimin e tyre. Koalicionet kanë filluar të formalizohen. Po presim nesër.