Murati tregon se çka fiton Kosova me ridefinimin e kufijve

29 gusht 2018 | 23:05

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka folur sërish rreth idesë së korrigjimit të kufirit me Serbinë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se çka humb dhe fiton Kosova me ridefinimin e kufijve.

Postimi i plotë i Muratit:

Po thonë me ridefinimin e kufijve, Kosova humb. Po shkaktojnë panik. Po përpiqen të tmerrojnë njerëzit. Po i dezinformojnë qëllimshëm.

Po çka humb Kosova me ridefinimin e kufijve:

– Humb të drejtën e vetos së serbëve për ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjeve vitale, që e kanë bërë Kosovën shtet jofunksional (kujto bllokimin e ushtrisë);

– Humb mundësinë që të na instalohet asociacioni i komunave serbe në Kosovë;

– Humb mundësitë që vazhdimisht të destabilizohet Kosova nga pjesë që nuk është luajale me të.

– Humb mundësinë që në Kosovë të ketë në vazhdimësi tensione etnike, që mund të çojnë deri në konflikte të izoluara në të ardhmen. 

E çka fiton Kosova:

– Fiton Kosovën Lindore

– Fiton funksionalitetin e shtetit

– Fiton sovranitetin e plotë.

– Fiton mundësinë që të fillojmë të merremi me problemet jetësore, ekonominë, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, arsim, shëndetësi, mirëqenien social etj.

– Fiton paqen e stabilitetin. 

– Fiton mundësinë për të filluar për të vendosur raporte normale me Serbinë.

– Fiton mundësin për të vendosur për bashkimin me Shqipërinë, apo formën që mund të ketë ky bashkim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri njëherësh edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli,…