Murati u reagon Ibrahimit dhe Muharremajt: Përmbaruesit bllokojnë llogaritë dhe vendimet e gjykatave, jo Qeveria
28 tetor 2024
| 21:31
Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfevre, ka thënë se Qeveria nuk bllokon llogaritë e komunave.
Në këtë mënyrë ai i është përgjigjur drejtorit të Asociacioni të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi dhe kryetari të Suharekës, Bali Muharremaj.
Muharremaj ka thënë se komuna nuk do të mund të paguajë operatorët që kanë kryer projektet për shkak të llogarive pasive, duke thënë se Qeveria e ka bërë qëllimshëm.
Por, Murati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo nuk qëndron.
“Dezinformatat nuk kalojnë! Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave. Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore”, ka thënë Murati.