Murati viziton Luksemburgun, fton bizneset e këtij shteti të investojnë në Kosovë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, në vizitën e tij zyrtare në Luksemburg, ka takuar homologen e tij, Yuriku Backes.
Ai atje ka folur për situatën aktuale në Kosovë dhe normalizimin e saj pas pandemisë, duke theksuar se objektiv kryesor i ministrisë që drejton mbeten projektet zhvillimore dhe përmirësimi i ambientit të biznesit për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.
Murati përmes Backes ka ftuar bizneset e Luksemburgut të shqyrtojnë mundësitë për investime në Kosovë, ku ka nënvizuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit me Odën e Biznesit të Luksemburgut/
Gjithashtu, ai ka falënderuar homologen për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Luksemburgut në rrugën e Kosovës drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në Bashkimin Evropian.
Në këtë takim është biseduar edhe rreth Fondit Sovran, i cili synon të ndihmojë krijimin e një ekonomie të qëndrueshme të bazuar në barazi sociale. “Marrë parasysh që Luksemburgu ka një përvojë mjaft të suksesshme në këtë fushë, palët u pajtuan në ndarjen e praktikave më të mira lidhur me Fondin Sovran”, ka njoftuar Ministria e Financave.