Murati viziton Sali Mustafën dhe Fadil Fazliun në Hagë: Ata janë dëshmi e forcës dhe qëndrueshmërisë për liri

25 prill 2025 | 13:32

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, me bashkëpunëtorë, kanë vizituar në Hagë, Sali Mustafën dhe Fadil Fazliun.

Me këtë rast, Murati ka thënë se Cali e Fadili me shokë janë dëshmi e forcës, qëndrueshmërisë  dhe vazhdimësisë së angazhimeve të popullit tonë për liri.

“Dje e sot vizituam shokët tanë të idealit Sali Mustafën – Calin dhe Fadil Fazliun. Ata dhe shokët e tjerë ishin mirë e me moral të lartë. Ky burg edhe njëherë dëshmon se sa e çmuar është liria jonë e sa sfida duhet ende të kalojmë që ta përmbyllim kapitullin e saj. Cali, Fadili e shokët e tjerë që janë në Hagë janë dëshmi e forcës, qëndrueshmërisë e vazhdimësisë së angazhimeve të popullit tonë për liri”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nazmi Jusufi Në shtetet demokratike, zgjedhjet nuk janë fundi…