Murati: Vjedhja në Thesar e AUV, rezultat i politikës kriminale të kastës së vjetër politike

22 tetor 2020 | 15:43

Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka folur lidhur me vjedhjet e fundit nga Thesari i shtetit dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ai ka thënë se vjedhja e 2 milionëve në Thesar është rezultat i politikës kriminale të kastës së vjetër politike, raporton “Epoka e re”.

“Një mendësi qeverisje të tillë si në të kaluarën ku rikthehen partitë e stërvjetruar mendësisë së vjetruar është normale që persona të tillë të bëjnë veprime të tilla sepse dikush u ka garantuar se nuk do të ndëshkohen. Kemi një rikthim të situatës sikurse më herët kur është vjedhur dhoma e dëshmive e nuk është dënuar askush, janë dhënë 53 milionë euro dhe nuk ka dhënë llogari askush, janë vjedh avance ne emër të udhëtimeve zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë e nuk është dënuar askush”, ka thënë Murati.

Ndërkaq sa i përket vjedhjes në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ai ka thënë se kemi të bëjmë me një vjedhje fizike në një objekt ku ruhet nga Policia e Kosovës.

“Sot po ashtu e kishim edhe lajmin tjetër në rastin e vjedhjes në AUV. Nuk kemi të bëjmë vetëm me vjedhje elektronike e transaksione por edhe me vjedhje fizike në një ndërtesë që ruhet nga Policia e Kosovës ku në katin e tretë vidhet thesari me peshë 300 kg. Kjo trimëri është shkaktuar nga veprimet që rikthejnë gjendjen kaotike dhe kriminale në vend duke filluar prej zhbërjes së procesit të Vettingut dhe zhbërjes së Task-forcës antikorrupsion dhe ndërhyrjes në drejtësi”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka disa muaj që kanë filluar punimet nga një kompani…