Murati: Zgjedhjet e djeshme ishin shprehje e qartë e vullnetit të qytetarëve

15 shkurt 2021 | 13:56

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka deklaruar se zgjedhjet e djeshme ishin rezultat i shprehjes së qartë të vullnetit të qytetarëve për ndryshim.

Ai ka thënë se fituesit të zgjedhjeve i presin sfida të rënda siç është dialogu me Serbinë.

“Zgjedhjet e djeshme ishin një shprehje e qartë e vullnetit të qytetarëve të Kosovës për ndryshim. Fituesit të zgjedhjeve, LVV-së i uroj suksese duke shpresuar se vullnetin për ndryshime të qytetarëve ta kthejnë në punë të mira për vendin. Sigurisht një sërë sfidash e presin qeverinë e re. Dhe ndër më të rëndat për të dhe Kosovën do të jenë bisedimet me Serbinë, ndonëse fituesit po deklarohen se ato nuk janë prioritet për Kosovën. Vazhdoj të kem bindjen e plotë se pa zgjidhjen e problemeve me Serbinë, Kosova do ta ketë të vështirë edhe konsolidimin e brendshëm e lë më atë të jashtmin. Andaj, qeveria e re shumë shpejt do ta kuptojë se dialogun e ka tek dera. Dhe nga qasja e saj dhe drejtimi që do t’i japin atij do të varet shumë edhe suksesi i saj në të ardhmen, përveç të tjerave”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekonomia e Japonisë përjetoi tkurrjen e dytë më të madhe…