Murgesha 117-vjeçare mposht Covidin pa asnjë simptomë

10 shkurt 2021 | 11:26

Një murgeshë franceze, që njihet si personi i dytë më i vjetër në botë, i ka mbijetuar Covid-19.

Murgesha që për pak ditë do të festojë 117-vjetorin e saj të lindjes, u infektuar pak ditë më parë me Covid dhe tani rezulton e shëruar.

Lucile Randon, i cila pasi u bë murgeshë u pagëzua me emrin Motër Andre në 1944, rezultoi pozitive me koronavirus në 16 janar por pati asnjë simptomë.

Mediat franceze raportojnë se murgesha u konfirmua me Covid në qytetin jugor francez të Toulon, por vetëm tre javë më vonë ajo konsiderohet e rikuperuar.

Ajo është madje mjaft e shëndetshme për të pritur ditëlindjen e saj të 117 të enjten. Në një deklaratë për mediat murgesha u shpreh se nuk e kishte kuptuar që ishte infektuar.

Motra Andre lindi në 11 Shkurt 1904. Murgesha është personi i dytë më i vjetër i gjallë në botë, sipas Grupit të Kërkimeve Gerontology./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeta private e Robert Berishës ka qenë në qendër të…