Muriçi nuk i ka përmbushur pritshmëritë te Girona
“Gardiani” i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriçi, në verën e këtij viti u huazua nga Manchester City te skuadra spanjolle Girona, e cila garon në Ligën e Dytë të Spanjës.
Shqiptari 22-vjeçar nga Mali i Zi nuk po arrin që të përshtatet në klubin e ri derisa është paraqitur vetëm në dy ndeshje zyrtare në këtë edicion. Te Girona, që është në pronësi të pronarëve të Cityt, krahas Muriçit janë huazuar edhe Yan Couto dhe sulmuesit Nahuel Bustos dhe Pablo Moreno.
Gazeta spanjolle “Sport.Witness” shkruan se lojtarët në fjalë nuk i kanë arritur pritshmëritë. Vetëm Moreno ka arritur që të zë vend në përbërjen e parë, por jo edhe të tjerët. Muriç nuk e gjeti veten as në edicionin e kaluar te Nottingham Forest në Ligën e Dytë angleze ku regjistroi vetëm katër paraqitje.