Murieli përforcon Atalantën
21 qershor 2019
| 16:27
Sulmuesi nga Kolumbia, Luis Muriel është futbollisti që e ka përforcuar skuadrën e Atalantës. Skuadra italiane e ka blerë për 18 milionë euro sulmuesin nga skuadra e Sevillas.
28-vjeçari ishte i huazuar në skuadrën e Fiorentinës, kurse për Atalantën ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.
Murieli në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Lecces, Udineses, dhe Sampdorias.