Murieli zgjodhi Fiorentinën para Milanit
Milani pati bërë sondazhe për ta veshur kuqezi, por në fund futbollisti i Sevillas, Luis Muriel përfundoi në një tjetër skuadër të kampionatit italian, te Fiorentina.
Sulmuesi kolumbian ishte mëngjesin e sotëm në Firence, ku edhe kreu vizitat mjekësore, para se të zyrtarizohej si futbollisti më i ri i skuadrës vjollcë, i huazuar për 6 muajt e ardhshëm.
Muriel do të mbajë fanellën me numrin 29 te Fiorentina, ndërsa për të është një rikthim në Serinë A, ku më herët ka luajtur për skuadra si Udinese dhe Sampdoria, para se të transferohej në Spanjë.
“Zgjodha Fiorentinën për historinë që ky klub ka dhe përfaqëson. Kisha folur me Corvinon dhe i kisha dhënë fjalën, ndaj nuk mund të mos vija në Firence”, deklaroi Muriel në fjalët e para si futbollist i Fiorentinës.