Muriq kalon te Willem II
01 shkurt 2021
| 22:36
Arijanet Muriq ka kompletuar kalimin te Willem II nga Manchester City.
Klubi holandez ka njoftuar se reprezentuesi i Kosovës ka kaluar në radhët e tyre deri në fund të këtij sezoni.
Portieri 22-vjeçar do t’u bashkohet Tricolores nga e mërkura e kësaj jave, derisa ishte në huazim nga Citizens te Girona.
Aro e kishte humbur vendin e titullarit te Girona pas një lëndimi, derisa Willem II e mori atë në formë huazimi.
Vlen të përmendet se Aro edhe më parë kishte qenë pjesë e Eredvisies, ku ishte i huazuar për një kohë të shkurtër tek NAC Breda. Lojtari përveç klubit holandez NAC Breda dhe atij spanjoll Girona, kishte luajtur si i huazuar edhe për ekipin anglez Nottingham Forest.