Muriqi, afër marrëveshjes me Fenerbahçen
12 prill 2019
| 13:57
Sulmuesi Vedat Muriqi është shumë pranë marrëveshjes me gjigantët e Fenerbahçes.
Lajmi konfirmohet nga mediet turke, teksa zyrtarizimi duket i pashmangshëm. Shqiptari i Kosovës, që në të kaluarën ka veshur fanellën e Shpresave si dhe të Teutës e Besës së Kavajës, është duke shkëlqyer këtë sezon në kampionatin turk me skuadrën e Rizesporit, teksa ka arritur të shënojë 13 gola.
Ditët e fundit u raportua edhe për një interesim të Beshiktashit, por me sa duket Muriqi ka zgjedhur Fenerbahçen, teksa pritet të bashkohet me këtë skuadër në sezonin e ardhshëm.