Muriqi: Clubb Brugge bëri lojë, ju tregoj të vërtetën e dështimit të transferimit

29 gusht 2022 | 09:46

Vedat Muriqi ka rrëfyer në Supersport ccfarë i ndodhi me Clubb Brugge, që kishte rënë dakord ta blinte nga Lazio për 10.5 milionë euro.

“E vërteta është se ishte lojë e klubit belg për të ulur çmimin, gjë kjo aspak profesioniste. Kam bërë disa transferime që merrnin kohë, ndërsa me Club Brugge u arrit gjithçka në 3-4 ditë dhe u habita, pasi isha edhe me pushime. Kisha një ndjenjë të keqe, pasi kur mbërrita në aeroport nuk kishte asnjë pjesëtar të klubit, por vetëm menaxherët. Po mendoja se nuk mund të ndodhte kështu, përderisa do të isha blerja rekord për klubin. Më vendosën në një vile, pasi mesa duket s’kishte asnjë hotel, por pranova. Nuk mora asnjë mirëseardhje dhe ditën e vizitave ishte vetëm doktori i klubit që do të bënte testet. Ajo që thanë ata është një test me maskë dhe nëse nuk ke bërë stërvitje e ke të vështirë të kalosh kufirin.

U thashë se jam pa stërvitje dhe nuk dua të kem të njëjtat probleme dëmtimi si te Lazio në fillim, ndaj e ndërpreva. Më pas më thanë se s’munda të kaloja testet mjekësore. Mendova mos kisha probleme me zemrën, por jo më thanë kisha te testet fizike. Pastaj kërkuan të më huazonin, pasi kështu mund të ulej çmimi i kartonit, por unë u ndjeva keq dhe fola me drejtuesit e Lazios.

I jam mirënjohës Igli Tares, që më ka mbështetur që ditën e parë dhe pasi i tregova historinë, më mbështeti e më tha se do të flisnin drejtuesit e Lazios me ata të Club Brugge. Më pas u ktheva në stërvitje dhe ja ku jam sot”, ka deklaruar Muriqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri për Komunitete dhe Kthim dhe kryetar i Partisë së…