Muriqi debuton ndaj Bayernit
Vedat Muriqi i është bashkuar zyrtarisht Fenerbaçes, duke lënë skuadrën e Rizesporit me të cilin zhvilloi një sezon fantastik në atë që lamë pas. Tashmë sulmuesi shqiptar do të nis përgatitjet me skuadrën e njohur turke, atje ku e pret menjëherë “malorja”.
Kjo pasi Fenerbaçe është pjesë e “Audi Cup”, një kompeticion që do të nis në datën 30 korrik dhe ku përballë janë ekipet më të njohura në Evropë. Në gjysmëfinale do të luhet ndaj Bayern Munchen, ndërsa në krahun tjetër është finalistja e Ligës së Kampionëve, Tottenhemi, që ndeshet me Realin e Madridit.
Mbetet të shihet sesi do të jetë finalja e këtij turneu të vogël, por shanset ekzistojnë edhe për një përballje të Fenerbaçes me Realin e Madridit. Kjo pasi flitet vetëm për përgatitoret dhe skuadrat nuk luajnë me të gjitha fuqitë e tyre, ndërsa do të ketë edhe një përballje mes skuadrave që do të humbasin në gjysmëfinale për vendin e tretë.