Muriqi: Do ta respektoj kontratën me Rizesporin
05 korrik 2019
| 18:57
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi, është i vendosur për ta respektuar kontratën me skuadrën e Rizesporit.
Sulmuesi shtatlartë është lidhur me një kalim të Galatasarayt apo Fenerbaçes, por duket se ai do të vazhdojë të djersitë fanellën e skuadrës aktuale edhe në edicionin 2019/2020.
“Kam pasur një bisedë telefonike me presidentin Hasan Kartalin dhe i tregova mendimin tim rreth të ardhmes. Duke qenë se ka mosmarrëveshje për transferimin, dua të bëj me dije se do ta respektoj kontratën time me Rizesporin deri në fund. Ky është vendimi im përfundimtar”, ka thënë Muriqi.
/Epoka e re/