Muriqi flet si lojtar i Mallorcas
01 shkurt 2022
| 12:24
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është deklaruar për herë të parë si lojtar i RCD Mallorcas. Sulmuesi “dardan” është nga Lazios në formë huazimi në drejtim të skuadrës spanjolle.
Përmes një postimi në “Instagram”, Muriqi ka përshëndetur klubin e ri dhe tifozët e tyre. “Përshëndetje RCD Mallorca. Jam shumë i emocionuar për sfidën e re. Shihemi së shpejti në Mallorca Estadi”, thuhet në postimin e tij.
Muriqi disa sezone më parë ka luajtur në Turqi, ku ka shënuar 76 gola në 210 ndeshje. Në vitin e tij të fundit në futbollin turk, pak para se të transferohej në Itali, ai shënoi 17 gola në 36 ndeshje për Fenerbahçen.