![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/02/muriqi-1.jpg)
Muriqi: Hapi i fundit për ta bërë një ëndërr realitet
28 shkurt 2024
| 13:25
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi është shprehur i lumtur me kualifikimin historik të Mallorcës në finale të Copa del Rey.
Muriqi realizoi një gol nga penalltia në duel me Real Sociedadin në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale. Dy takimet përfunduan baras, 0-0 dhe 1-1 dhe kështu fituesin e përcaktuan 11 metërshat.
“Ne nuk e mendojmë dhe nuk kemi frikë nga dështimi, gjëja e vetme për të cilën mendojmë është lavdia! Hapi i fundit për ta bërë një ëndërr realitet! Do ta arrijmë së bashku me ju!”, ka shkruar Muriqi në “Instagram”.