Muriqi hynë në histori të La Ligës
Vedat Muriqi, po kalon një moment të mrekullueshëm në karrierën e tij, teksa mbrëmjen e sotme ndaj Barcelonës, gjeti golin e tretë radhazi në La Liga.
Pas Celta Vigos dhe Gironës, 29-vjeçari arriti të tundë edhe rrjetën e Ter Stegen, në minutën e 8-të, teksa asistoi për golin e dytë të shënuar në minutën 45+3.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Mallorcas.
Më golin e realizuar ndaj Barcelonës, Muriqi u fut në historinë e La Ligës, teksa vetëm dy lojtarë në La Liga, kanë shënuar gol kundër Barcelonës, Real Madridit dhe Atletico Madridit, që prej fillimit të sezonit të kaluar, ata janë Vedat Muriqi dhe Joselu.
3 – Mallorca striker Vedat Muriqi is one of only two players, along with Joselu Mato, to have scored against Barcelona, Atletico Madrid and Real Madrid in LaLiga since the start of last season. Pirate. pic.twitter.com/Q5mVUaPynP
— OptaJose (@OptaJose) September 26, 2023