Muriqi i thotë lamtumirë Mallorcas: Zemra ime përherë do të jetë kuq e zi

07 korrik 2022 | 22:16

Futbollisti i Kosovës Vedat Muriqi i ka thënë lamtumirë Mallorcas, pas një aventure gjashtë mujore në gadishullin iberik.

Muriqi, nga sezoni tjetër, karrierën do ta vazhdojë në Belgjikë te Club Brugge, ku u transferua për një shumë 10.5 milionë euro.

Ai tha se është tejet i lumtur që ka ndihmuar ekipin në arritjen e qëllimeve për të mbetur anëtare e La Ligës.

Kosovari theksoi se “Zemra e tij është dhe përherë do të jetë kuq e zi”.

28-vjeçari në fanellën e Mallorcas i ka shënuar pesë gola, duke qenë lojtar kyç në mbijetesën në ligën elitare spanjolle.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Gjilanit ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme,…