
Muriqi ishte refuzuar nga Prishtina, por tash është futbollist i Lazios
FC Prishtina e ka refuzuar Vedat Muriqin kur ai ishte 17-vjeçar dhe luante për Lirinë e Prizrenit. Ish-trajneri i Prishtinës, Sami Sermaxhaj, ka kujtuar detajet kur Muriqi nuk iu ishte bashkuar Prishtinës.
“Me propozimin e Rexhep Gagjollit dhe Skënder Shengylit, Muriqi ishte tw zyrat e Prishtinës për me nënshkrua para se tw shkoj në Shqipëri, mirëpo pse nuk nënshkroi nuk i di detajet”, deklaroi Sermaxhaj në “KTV”.
“E di që ishte edhe në stadium, e kam parë edhe kur shkoi në zyre me Rexhep Gagjollin dhe me propozimin e Skënder Shengylit, mirëpo pse nuk u dakorduan s’e di, kështu është, nganjëherë vështirë është mi parapa sendet, mirëpo e di atëherë ai kishte 17 vjet dhe iku shkoi në Teutë”, ka shtuar Sermaxhaj. Muriqi u zyrtarizua si futbollist i Lazios në Itali. Sulmuesi kaloi në Serie A pas një aventure fantastike te Fenerbahçe në Itali.