Muriqi: Jam i lumtur për golin dhe fitoren
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriqi është i lumtur me golin e shënuar dhe fitoren ndaj Rayo Vallecanos. Sulmuesi “dardan” realizoi golin e fitores në ndeshjen e parë pas rikthimit nga lëndimi që e mbajti një muaj jashtë fushës.
“Jam shumë i lumtur që u ktheva pas lëndimit me gol dhe fituam para tifozëve tanë, është ndjenjë shumë e mirë. Kam punuar shumë për këtë. Kisha disa mundësi të cilat duhej t’i shfrytëzoja më herët dhe jo të prisja deri në momentet e fundit, por ky është futbolli. Duhet të punoj fort në javët e ardhshme për t’u përmirësuar”, ka thënë Muriqi.
Mallorca është në formë të jashtëzakonshme, ku ishte fitorja e dytë radhazi ndërsa e katërta në pesë ndeshjet e fundit. Muriqi ndër të tjera deklaroi se është më fat për formën, ndërsa nuk pranoi të flet kaq herët për një kualifikim në garat evropiane.
“Jam me fat që shënoj pothuajse në çdo ndeshje dhe më vjen keq për kundërshtarët, por kjo është puna ime. Ende është herët që të flasim për garat evropiane. Dua t’i falënderoj tifozët sepse janë të mrekullueshëm, pavarësisht a fitojmë apo humbim. E ndiejmë vazhdimisht përkrahjen e tyre”, ka deklaruar Muriqi.
Mallorca aktualisht renditet në pozitën e gjashtë në La Liga me 17 pikë të mbledhura.