Muriqi: Jam në parajsë, dua të rri këtu deri në fund të karrierës
11 maj 2023
| 12:13
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Vedat Muriqi është një prej sulmuesve më të rrezikshëm në La Liga.
Ai po ndihet mirë në skuadrën e Mallorcas, prandaj edhe dëshiron të jetë pjesë e këtij klubi deri në fund të karrierës.
“E them gjithmonë se do të rri këtu sepse jam përshtatur këtu. Jam në shtëpi, tifozët më duan, edhe unë i dua ata dhe jam në një ishull, që është një parajsë. Shpresoj të mund të rri këtu deri në fund të karrierës, jo veç deri në fund të kontratës sime”, ka thënë Muriqi.
Mallorca ia vendosi klauzolën e shkëputjes së kontratës në vlerë prej 40 milionë eurosh.