Muriqi: Kam vetëbesim, jam përshtatur tek Adana

19 gusht 2021 | 10:28

Portieri Arijanet Muriq ka debutuar në Ligën e Turqisë me Adana Demirsporin ndaj ekipit të madh, Feberbahçes, këtë të diel.

Reprezentuesi i Kosovës është transferuar në Turqi në formë huazimi, ku edhe humbi ndeshjen e parë debutuese.

Në një prononcim për mediat turke, Muriqi ka thënë se ka shumë vetëbesim.

“Kam shumë vetëbesim. Jemi përshtatur shpejt me njëri-tjetrin. Ambienti është shumë i mirë. Jam duke ushtruar që dy javë dhe po jap më të mirën nga vetja. Do të përmirësohemi me kalimin e kohës”, ka deklaruar Muriqi.

Kayserispori do të jetë kundërshtari i radhës për Adana Demirsport, takim i cili zhvillohet ditën e premte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, sot feston ditëlindjen e 75-të.…